Nesër në mëngjes do të mblidhet Kryesia e Kuvendit e cila do të procedojë agjendën e parlamentit për themelimin e Gjykatës Speciale.
Takimin e kryesisë për nesër në mëngjes e ka konfirmuar edhe sekretari i Kuvendit, Ismet Krasniqi, por pa dhënë detaje.
Por, burime të Klan Kosovës bëjnë të ditur se të premten, paria e legjislativit do të vendos që në një seancë të jashtëzakonshme më së largu të hënën deputetët të votojnë për formimin e Gjykatës Speciale, e cila më pas do të merret me gjykimin e disa ish pjesëtarëve të UÇK-së.