Gjykata urdhëron sekuestrimin e 3.3 milionë eurove të Fazlliçit

0
587

Berisha dhe fazllici

Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën e Bankës së Tiranës për sekuestrimin e pasurisë së mikut të ngusht të Berishes dhe biznesmenit Damir Fazlliç. Kjo e fundit e ka pranuar kërkesën e bankës duke lëshuar “urdhrin e ekzekutimit për Kontratën për Kredi Afatmesme lidhur midis “Banka e Tiranës” Sh. A dhe Shoqërisë “Crown Acquisitions” sha, ne shumën totale prej 465,439,220.97 leke.

Sipas “Mapo”, Damir Fazlliç nuk i ka paguar bankës paditëse huanë prej 3.3 milione eurosh qe i ka marrë. Nga detajet e çështjes të rregjistruar më 31 mars 2015, mësohet se paditësi Banka e Tiranes ka paditur kompaninë Crown Acquisitions sha, e cila rezulton në pronësi të biznesmetit Damir Fazlliç.

Bëhet fjalë për një urdhër ekzekutimi mbi që ka për objekt “Leshimin e urdherit te ekzekutimit per kontrate per kredi afatmesme. Vendimi per leshimin e urdhrit te sekuestros është dhene nga gjyqtarja Kace Agolli. Pak kohë më parë edhe një bankë tjetër shqiptare kishte ngritur të njëjtën padi ndaj Fazlliçit. LAPSI.AL

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu