Gjykatësi dhe avokati e shpallin të vdekur për të shitur tokën e tij (Video)

0
458

Meriman Vehapi

Ka vjet që një qytetar i Prishtinës po endet nëpër Gjykata për të dëshmuar që ka blerë tokë nga një serb në fshatin Çagllavicë në vitet e 70’ta dhe për të dëshmuar që është i gjallë.

Për ta shitur tokën e tij, një avokat dhe një gjykatës e shpallën të vdekur.

Ka vite që një qytetar i Prishtinës po endet nëpër gjykata për të dëshmuar që ka blerë tokë nga një serb në fshatin Çagllavicë në vitet e 70’ta dhe për të dëshmuar që është i gjallë, raporton KTV.

Për ta shitur tokën e tij, një avokat dhe një gjykatës e shpallën të vdekur. Vendimin për vdekjen e tij e mori gjyqtari tashmë i suspenduar, Sami Gerdovci, me propozim të avokatit Meriman Vehapi, për të cilin ka aktakuzë por që vazhdon të ofrojë shërbime juridike.

“Në 2009 dul një vendim, më i pari që Rrahim Bajrami ka vdekë edhe qysh ka vdekë Rrahim Bajrami. Edhe me pas vdekë unë, unë i kam rreth 280 anëtarë të familjes. Avokati është Meriman Vehapi kurse gjykatësi është Sami Gërdovci. Sami Gërdovcin e kam vi ajrore as një kilometër, kojshi”, tregon ai për KTV.

60 ari tokë i kishte blerë nga Urush Steviq në vitet e 70’ta në Çagllavicë, por për to nuk ka asnjë dokument. Në ndihmë Bajramit i erdhën fqinjët serbë, të cilët dëshmojnë nëpër gjykata që ai e ka blerë dhe punuar tokën me dekada.

Por, derisa shitësi serb, Urush Steviq vdiq, i biri i tij Budimir filloi ta rishesë tokën. Kur çështja mbërriti në gjykata, u vendos masë e përkohshme dhe derisa serbit iu ndalua ta shesë tokën, avokati i tij Meriman Vehapi, pa asnjë dëshmi, kërkoi nga gjyqtari Gerdovci ta shpallë të vdekur Bajramin dhe të largojë masën e përkohshme mbi ndalimin e shitjes së tokës. Kjo edhe ndodhi.

Derisa Bajrami vazhdon betejën me drejtësinë që të paktën të mbahen seancat gjyqësore që po vonohen që nga viti 2009, në Drejtorinë e Kadastrit në Komunën e Prishtinës si pronarë tokash figurojnë blerës të tjerë, ndër ta edhe vetë avokati Vehapi.

Për këtë të fundit, Oda e Avokatëve të Kosovës ka thënë se është duke e hetuar rastin.

Ndërkohë që Kryetari i Gjykatës Themelore Hamdi Ibrahimi, nuk ka kthyer përgjigje që nga e premtja për vazhdimin e rastit.

E i moshuari, lëndën tha se e dërgoi edhe te krimet ekonomike dhe në EULEX.

http://dai.ly/x26jwot

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu