Gjykimi i ish Ministrit Astrit Haraqija

0
716

Prishtinë, 6 nëntor – Gjatë “Ndjekjes së Larës”, Nehat Fejzës i është prishur “menjaçi” i Mercedesit. Nuk e ka lënë gjatë rregullimin e tij. Ka dërguar veturën tek autoservisi “Mercedes – Benz” në Bardhosh. 1.600 euro i ka kushtuar ndërruesi automatik i shpejtësive të veturës si dhe puna e dorës.

Fatura për ndreqjen e veturës gjendet në mesin e dhjetëra të tjerave në dosjen penale kundër Fejzës, kolegut te tij, Armond Morina, si dhe dy ish-ministrave të Kulturës Astrit Haraqija dhe Valton Beqiri. Të katërtët,  të hënën, janë ulur afër njëri-tjetrit në një kanape të Gjykatës së Qarkut të Prishtinës. Pavarësisht faturave që cilësohen jorelevante nga Prokuroria dhe pa kurrfarë lidhje me prodhimin e filmave, të katërt dukeshin të qetë.

Armond Morina në qoshe i veshur me stil si gjithmonë, afër tij Nehat Fejza pak më serioz, pastaj Valton Beqiri e Astrit Haraqija mbushnin rendin e parë në gjykatore si të akuzuar për vepra penale: dy ish-ministrat për shpërdorim të detyrës zyrtare ose autorizimit dhe dy producentët për mashtrim. 

I akuzuari Nehat Fejza ka shërbyer prokuroren Drita Hajdari me qindra fatura për të arsyetuar buxhetin e ndarë të Ministrisë së Kulturës për prodhimin e një filmi. Ai kishte marrë 188 mijë euro nga shteti për prodhimin e filmit “Power cuts”. Me vonë e kishte titulluar “Ndjekja e Larës”. 

Faturat e tij nisin nga 1 euro e lartë. Kafe, raki, pije freskuese, pica, qebapë, internet, kartela telefonike, telefon me parapagim, taksi, benzinë, naftë, etj., janë disa prej faturave. Madje edhe mobile ka blerë me para të taksapaguesve. 1.824.00 euro ka dorëzuar faturë të një shtëpie të mobileve.

“Ushqim për film” në vlerë prej 17.70 euro quhet një faturë e një restoranti. Mbi 600 euro ushqim e pije ka prezantuar ai. Telefon, simkartela, pajisje kompjuterike, internet rreth 1.500 euro. Hotele, karburante e taksi rreth 3.000.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu