Gjyqësia e instrumentalizuar e Kosovës- në arrestime e përndjekje politike të opozitarëve!

0
748

VV

Duket që Gjyqësia vazhdon instrumentalizimin e saj nga politika. Pas arrestimit të disa aktivistëve nga opozita dhe atë nga Lëvizja VV, duke përfshirë këtu edhe deputetin dhe të parin e grupit parlamentar të VV! Glauk Konjufcës si dhe Sekretarit të VV! Dardan Molliqajt Gjykatat i kanë vënë syrin edhe arrestimit të Kryetarit të VV!, Visar Ymerit.

Mediat vendore kanë raportuar të premten në mëngjes që mosgatishmëria e Kryetarit të lëvizjes “Vetëvendosje”, Visar Ymeri, për t`iu përgjigjur ftesës së gjykatës dhe për të marrë pjesë në gjykim, do t`i kushtojë me arrestim.

Kështu, sipas njoftimeve në fjalë Gjykata Themelore e Prishtinës ka vendosur që të premten (sot) do të lëshojë urdhërarrest ndaj tij. Edhe Ymeri po “përndiqet” për rastin e rrotullimi të veturave të Eulex-it në vitin 2009. Derisa Policia e Kosovës për 24 orë kishte theksuar që këto arrestime po bëheshin në “bashkëpunim” me Eulex-in, ishte kjo organizatë që e demantoi versionin policor duke theksuar që s’ka të bëjë me arrestimet në fjalë asgjë.

Të gjitha këto arrestime po shihen përndryshe si instrumentalizim i Gjyqësisë për të shtuar presionin ndaj opozitës e cila ka bllokuar punën e Kuvendit dhe Qeverisë dhe po organizon protesta masive kundër Koalicionit PDK-LDK.

Sot pritet që të mbahet edhe mbledhja e rregullt e Kuvendit të Kosovës në të cilën pritet që opozita sërish të bllokojë punën.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu