Gjyqi për Kumanovën, të akuzuarit mohojnë se janë të përfshirë në telefonatat e përgjuara

0
763

Të akuzuarit në rastin e Kumanovës kanë kontestuar vërtetësinë e disa prej bisedave telefonike të prezantuara gjatë seancës së sotme gjyqësore dhe kanë thënë se zëri i tyre nuk dëgjohet në to. Bëhet fjalë për rreth 20 biseda telefonike që sipas Prokurorisë janë zhvilluar mëngjesin e 9 majit, raporton Alsati.

Disa nga të akuzuarit kanë reaguar gjatë seancës duke thënë se ata nuk janë të përfshirë në këto biseda pavarësisht pretendimeve të prokurorisë. Avokati Naser Raufi, tha se zërat që dëgjohen janë të disa personave tjerë dhe jo të personave të akuzuar në rastin “Lagja e Trimave”

“Kemi më shumë se 15 – 20 telefonata ku reagojnë vetë të akuzuarit ku thonë se nuk janë ata personat që ceken nga ana e këshillit të gjykatës. Këto reagime janë të qarta pasi që çdo i akuzuar e njeh zërin e vet por edhe ne si palë mbrojtëse si edhe trupi gjyqësorë jemi në dije për këtë. Është evidente që bëhet fjalë për persona tjerë dhe jo për ata që ceken me emër dhe mbiemër nga kryetar i trupit gjyqësor” , tha avokati Raufi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu