Goditja në PDK: Kadri Veseli le jasht Parlamenti njerzit e Thaqit

0
790

Jashtë Kuvendit të Kosovës do të mbesin edhe disa figura shumë të rëndësishme politike të PDK-së, të cilët kanë mbajtur pozita të larta në të kaluarën në Qeveri dhe në Kuvend. Bëhet fjalë për ish-zëvendëskryeministrin Hajredin Kuqin, ministrin Arsim Bajramin, Selvije Halimin, Luljeta Veselaj-Gutajn, Abdyl Imerin, Bislim Zogajn, Nait Hasanin, Rafet Ramën, Shaip Mujën e Hajdar Beqën, shkruan gazeta.

Por ky i fundit mohon për “Gazeten” që votuesit më 11 qershor ta kenë lënë jashtë Kuvendit.

“Fillimisht e vlerësoj procesin zgjedhor që ka qenë i rregullt. Kanë qenë zgjedhje të qeta dhe të mira. Unë po flas nga të gjitha të dhënat që i kemi nga nëndegët, jam shumë optimist që kam kaluar pragun për deputet dhe do të jem deputet në legjislaturën e ardhshme. Kjo është 100% e sigurt”, ka thënë Beqa.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu