Goditje xhihadistëve: Janë kapur gruaja dhe djali i liderit të ISIS-it

0
751

Ebu Bekr el- Bagdadi

Siç është raportuar nga mediat botërore, anëtarët e familjes së udhëheqësit xhihadist janë kapur nga ushtarë të Libisë në koordinim me shërbimet e huaja informative.

Ushtria e Libisë thuhet se në kufirin me Sirinë kanë kapur gruan dhe djalin e udhëheqësit të Shtetit Islamik, Ebu Bekr el-Bagdadi, transmeton Telegrafi.

Fotografi të gruas së Al Baghdadit ishin shfaqur në internet në korrik të këtij viti, në të cilat shfaqet jeta private e saj.

Megjithatë, çfarë ende nuk është e qartë është nëse ajo është në paraburgim në Bejrut.

Al Baghdadi është aktualisht terroristi më i kërkuar dhe qeveria amerikane ka ofruar një shpërblim prej dhjetë milionë dollarësh për informacionet në lidhje me vendndodhjen e tij.

Ai është ish-kreu i Shtetit Islamik të Irakut dhe Sirisë, që nga viti 2010, deri kur organizata terroriste ishte vetëm një pjesë e al-Kaedës, të udhëhequr nga Osama bin Laden.

Pas vdekjes së Bin Laden, Al Bagdadi e kishte ndarë organizatën e tij, duke e quajtur Shteti Islamik.

Në fillim të nëntorit, u shfaqën informacione se Al Bagdadi ishte plagosur në një sulm ajror në Mosul, një qytet në Irak, i kontrolluar nga xhihadistët, por kjo ishte mohuar më vonë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu