Grabitje në Këshillin e Bashkësisë Islame dhe Xhaminë e re në Istog

0
400
Grabitje në Këshillin e Bashkësisë Islame dhe Xhaminë e re në Istog
Të shtunën në objektin e Këshillit të Bashkësisë Islame në Istog si dhe në Xhaminë e Re është kryer një grabitje, vjedhje e të mirave materiale që kanë ekzistuar në këto dy objekte.

Siç ka bërë të ditur arkatari Avni Gorçaj, në objektin e Këshillit të Bashkësisë Islame janë hapur dhunshëm tri dyer, dera kryesore, dera e zyrës së sekretarit dhe e zyrës së arkatarit, ku edhe janë plaçkitur para në vlerë prej rreth 10.000 euro, si dhe janë demoluar zyrat.

“Në objektin e Xhamisë së Re janë hapur dhunshëm dyert e Xhamisë (e hyrjes në paradhomë dhe e Xhamisë) si dhe e zyrës së imamit, me këtë rast janë vjedhur arkat me para brenda Xhamisë si dhe një shumë e konsiderueshme e të hollave, mbi 10.000 euro në zyrën e imamit. Përveç kësaj janë demoluar zyrat dhe janë vjedhur edhe pajisjet e regjistrimit të kamerave”, ka bërë të ditur Gorçaj.

Ai gjithashtu ka thënë se është njoftuar policia e cila edhe ka bërë incizimin dhe regjistrimin e dëshmive të mundshme në vendngjarje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu