Greva pezullohet, kërkohen obligime nga institucionet qendrore

0
701

Minatoret

(E pkotësuar)Menaxheri i Trepçës Ahmet Tmava ka thënë për Kosovapress se pas diskutimeve të shumta më në fund është arritur marrëveshje që greva të mos ndërpritet për asnjë çmim, dhe shkresa e kryeministrit dërguar minatorëve nuk i ka plotësuar kërkesat e pritura të tyre.

Sipas tij, minatorët janë dakorduar njëzëri se kërkesat për Trepçën që të jetë pronë e Republikës së Kosovës nuk negociohen me asnjë çmim, dhe duke marrë parasysh brengat dhe reflektimin e tërë popullatës për fatin e Komboatiit Trepça, si dhe të grevistëve, greva pezullohet.

“Ky pezullim prodhon obligime për institucionet qendrore, e ato janë, që në afatin 1 mujor Qeveria e Kosovës m çdo kusht duhet te sjellë vendim dhe garanton që Kombinati nuk do të hyjë në procesin e privatizimit, dhe brenda këtij afati një mujor qeveria të raportojë për rrjedhën dhe dinamikën e anggazhimit të sqarimit të statusit të Trepçës”, ka thënë për Kosovapress Tmava.

—​

Korrespodenti i KosovaPress-it njofton se minatorët e ngujuar që nga pardje në horizontin e tetë kanë filluar të dalin.

Ende nuk dihet nëse ka ndonjë marrëveshje. KosovaPress do t’iu mbajë të informuar në minutat në vijim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu