Gruaja e rrëmbyer në Vushtrri, gjendet e vrarë në Lupç

0
803

Një grua 42 vjeçare, e cilësuar si e rrëmbyer në Vushtrri, që nga data 3 dhjetor 2012, është gjetur, pa shenja jete, e vrarë në fshatin Lupç i Epërm, të Podujevës.

Që nga data 3 dhjetor, 2012, Policia e Kosovës, ishte në kërkim të personit të gjinisë femërore, H.Tunuzliu (1970), nga fshati Dërvar i Vushtrrisë, pasi familjarët e saj, kishin njoftuar policinë e Kosovës, se e njëjta mund të ishte rrëmbyer nga persona të panjohur.

Një grua 42-vjeçare nga Vushtrria, e cila ishte rrëmbyer në Vushtrri nga persona të panjohur me 3 dhjetor të këtij viti, është gjetur pa shenja jete në Lupç të Epërm të Podujevës. Policia ka thënë, se ajo është vrarë.

Policia ka thënë se që nga 3 dhjetori ishte në kërkim të 42-vjeçarës H. Tunuzliu, nga fshati Dërvar i Vushtrrisë, pasi që familjarët e saj kishin njoftuar Policinë e Kosovës për rrëmbimin e saj nga persona të panjohur.

Zëdhënësi rajonal i Policisë së Kosovës në Mitrovicë, toger Besim Hoti, tha se trupi i pa jetë i viktimës është gjetur të shtunën, me 8 dhjetor, në fshatin Lupç i Epërm i Podujevës, ndërsa pas një bashkëpunimi të ngushtë në mes të hetuesve rajonalë të Policisë së Kosovës në Mitrovicës dhe atyre në Prishtinë, kufoma ishte identifikuar si viktima e raportuar, e humbur nga data 3 dhjetor.

Toger Hoti tha, se si rezultat i bashkëpunimit në mes të hetuesve policorë, Policia e Kosovës ka identifikuar dhe ka arrestuar një të dyshuar të mundshëm si kryes i aktit kriminal.

“I dyshuari 58-vjeçar, banor i Vushtrrisë, është arrestuar dhe u është dorëzuar hetuesve për krime të rënda të rajonit të Prishtinës”, tha toger Hoti, duke sqaruar se vrasja ka ndodhur në rajonin e komunës së Podujevës dhe se hetimet janë duke i kryer hetuesit policorë të Policisë së Kosovës të rajonit të Prishtinës.

Ndaj 58-vjeçarit nga Vushtrria është caktuar masa e ndalimit policor, ndërsa rasti është cilësuar si vepër penale “vrasje e rëndë”.

 

Nga Kajtaz Gecaj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu