Gruevski në vitin 2008 e ndihmoi Thaçin që shqiptarët të vriten mes vete

0
680

gruja

Deputetja e BDI-së, Ermira Mehmeti në intervistën e fundit ka kërkuar përgjegjësi politike nga kryeministri, Nikolla Gruevski i cili në vitin 2008 në zgjedhjet parlamentare përmes skenarëve të ndryshme pregaditi terrenin që shqiptarët në Maqedoni të vriten mes veti.

Sipas saj vrasjet në vendbanimet shqiptare ishin me motive politike me skenar të Gruevskit, andaj do të angazhohet deri në fund që të demaskoj veprimet antishqiptare të kryeministrit aktual të Maqedonisë.

“Unë dua t’a demaskoj Gruevskin i cili në vitin 2008 me urrejtjen që mbolli bëri që shqiptarët të vriten mes vete”, ka deklaruar mes tjerash deputetja e BDI-së, Ermira Mehmeti.

Ndryshe kryeministri, Nikolla Gruevski nga viti 2006 e motivoi atëher partnerin e koalicionit PDSH-në e Menduh Thacit që në zgjedhjet parlamentare mund të ndodh ‘kasaphane e vërtët” që edhe ndodhi vrasje e nje shqiptari në vendbanimin Haracinë të Shkupit.

Ndryshe,Ermira Mehmeti është deputetja më e suksesshme shqiptare në Parlamentin e Maqedonisë me aftësin intelektuale dhe qasjen racionale ndaj politikës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu