Grupe shqiptarësh në luftë kundër Assadit

0
652

Naman Demolli, i vrarë javën e shkuar, nuk është shqiptari i vetëm i rreshtuar në krah të rebelëve në Siri, ku luftojnë për çlirim nga regjimi i presidentit Bashar al-Assad. Ka edhe shumë të tjerë.

Fotoreporteri Vedat Xhymshiti ka thënë të ketë takuar sivjet së paku dy grupe shqiptarësh prej dhjetëra pjesëtarësh, të armatosur mirë dhe që kanë nën kontroll territore të caktuara në shtetin aziatik. Disa muaj rresht Xhymshiti ka qëndruar në vatrat ku janë zhvilluar luftimet, nga ku ka raportuar për disa media të mëdha ndërkombëtare. Tani ai është në Kosovë dhe ka treguar për takimet me bashkëkombësit e tij në shtetin ku nga marsi i vitit të shkuar ka filluar kryengritja e armatosur kundër presidentit Al-Assad.

“Më kanë kërkuar që t’ua ruaj privatësinë dhe që identitetin të mos e paraqes për publikun dhe normalisht nuk kam shkruar”, ka treguar ai. “Veç, mund të konfirmoj se ka shqiptar në Siri që luftojnë në krahun e forcave rebele”.

Xhymshiti kishte shkuar në muajin maj në Siri, nëpërmjet Turqisë, dhe ka vepruar vetëm në terrenin e kontrolluar nga kryengritësit. Kontaktin me grupin e parë të shqiptarëve që vepronin në qytetin Rastan, i cili ndodhet në provincën e Alepos, thotë ta ketë mbërritur nëpërmjet një komandanti të kryengritësve, i cili ia dinte prejardhjen dhe kombësinë. Me grupin e dytë, thotë të jetë takuar rastësisht.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu