Gucati ‘kunder’ Haradinaj: Po rren në lidhje me Adem Jasharin

0
777

Hysni Gucati, kryetar i Organizatës së Veteranëve të UÇK-së i është përgjigjur deputeti të AAK-së, Daut Haradinaj, pasi që ky i fundit ka kundërshtuar që statuti i veteranit të njihet qysh nga viti 1991.

“Adem Jasharin në vitin 1991 e kanë rrethuar forcat paramilitare e çetnike. Desha t’ia bëjë një pyetje dhe Dautit i cili thotë se ku kanë qenë ata. Daut Haradinaj ka qenë 15 vjeçar në vitin 91 nuk ka mund të jetë në rrjedha. Me vjen keq unë nuk kam qenë atë kohë në seancë se kam shkuar me vonesë, por shokët e mi kanë thanë po rren Daut Haradinaj se nuk është e vërtetë. Në vitin 91 ka pas luftë në Drenicë”, ka theksuar Gucati për monitor.

Gucati ka thënë se tashmë kanë filluar të paraqesin ligjin para veteranëve, duke thënë se situata në terren është e kënaqshme në përjashtim të Zonës së Dukagjin, zonë kjo që sipas Gucatit po udhëhiqet nga njerëz politik, transmeton lajmi.net.

“Kryesisht kryetarët e degëve të Dukagjinit, Istogu, Peja, Deçani dhe Gjakova… ata janë duke i rrejt veteranët, ata nuk kanë mbajt takime me këshillin drejtues. Kanë rrjet kur kanë dal me komunikatë. Ne i kemi shokët aty. Vetëm Istogu ka qenë në takimin e Këshillit Drejtues. E ata janë njerëz të politikës. Shkumbin Demaliaj që është mësuar me i ndërrua partitë herë në AKR e herë në AAK, ai i prin kësaj valle dhe e bën propagandën ndaj shokëve të vet dhe kjo është turp. Pasi që për herë parë shokët tanë që kanë vdekur marrin pensione”, shtoi ai.

Ndryshe sipas ligjit të ri veteranët kategorizohen në tri kategori ata që paguhen 250 euro, kategoria e dytë 170 euro dhe kategoria e fundit 120 euro.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu