Gurëthyesi i vëllaut të Hashim Thaqit, po e shkatërron fshatin Astrazup të Komunës së Malishevës! (Foto)

0
1127

gurthyesi

Në fshatin Astrazup të Komunës së Malishevës gjendet gurëthyesi  “Geo Mineral” më i madhi ndoshta edhe në Kosovë, pronar i të cilit është vëllau i zv\kryeministrit dhe ministrit të jashtëm Hashim Thaqit, Idriz Thaqi.

Ky gurëthyes po i shkakton shumë telashe banorëve të fshatit Astrazup, pasi të gjitha shtepitë e ketyre banorëve i kanë muret e krisur nga minimet që bëhen nga ky gurëthyes.

Gurthyesi 1

Një banor në kushte anonimiteti ka thënë se “Ky gurëthyes po na sjell shumë probleme edhe në shendet pasi që krijon shumë pluhur gjatë punimeve që i bënë”, ai vazhdon duke treguar se kanë bërë ankesë në organet përkatëse mirëpo kjo ka hasur në vesh të shurdhur pasi që fuqia e vëllaut të Hashim Thaqit është e madhe. Banori me inicialet B.M shpreson që të mirren masa dhe të ia ndërprejnë punët kesaj kompanie, përndryshe vet banorët e fshatit Astrazup do ta bllokojnë Gurëthyesin  (GEO MINERAL)

Kjo zone esht e pasur me nje lloi Guri te çmuar mermeri ngjyr jeshili dhe daton qe nga koha e romakeve, dhe qysh ne ate kohe aty nxirrej gur per ndertimet qe bente ajo perandori ather.

Ky Gur esht me velere te çmuar por Idriz Thaqi perdor per Zhavor dhe ndertimin e Autostrades dhe Rrugve te Kosovës me te vetmin qellim, perfitimin personal.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu