Hague: Ndërhyrja ushtarake në Libi nuk do të marrë ‘rrugë qorre’

0
827

Ndërhyrja ushtarake në Libi nuk do të përfundojë me “rrugë qorre”, ka deklaruar Sekretari për Marrëdhëniet e Jashtëme në Britaninë e Madhe, Uilliam Hague. Ai është shprehur se regjimi i Gedafit nuk ka të ardhme pasi është i izoluar dhe “nuk mund të shes asnjë litër naftë”.

Koalicioni i vendeve perëndimore ka sulmuar Libinë për dy javë, pas miratimit të rezolutës së OKB-së që autorizonte sulmet ajrore për mbrojtjen e civilëve. Hague nga ana tjetër ka përgënjeshtruar lajmin se 600 marinsa të mbretërisë janë përgatitur për tu dërguar në Libi. Ai tha se ata po stërvitet për një mission tjetër.

Ndërkohë, ish ministri i Jashtëm i Libisë, Moussa Koussa vazhdon të merret në pyetje nga shërbimi inteligjent dhe zyrtar diplomatik në Britani. Ai mbërriti në këtë vend të mërkurën duke u shprehur se është larguar nga regjimi i Gedafit dhe se nuk përfaqëson më atë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu