Hajdar Beqa i PDK-së, mundohet t’i thotë nja dy fjalë për Rexhep Qosjen!

0
1103

Hajdar Beqa

Deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa përmes një shënimi në Facebook u mundua që t’i përgjigjet intervistës së Rexhep Qosjes, i cili dje në një intervistë të dhënë për medie, kritikoi shumë Hashim Thaçin e Isa Mustafën. Hajdar Beqa thotë se Rexhep Qosja e kritikoi padrejtësisht Shefin e tij, Hashim Thaçin.

Ky është shënimi i plotë i Beqës në Facebook:

Vitin e fundit Kosova ka kaluar kriza të brendshme politike, të cilat as që kanë mundur të imagjinohen dhe akademikut Rexhep Qosja kurrë nuk i ishte dëgjuar zëri. E dje foli më në fund, por me ato që tha tregoi që heshtja është më e denjë për të, nëse nuk dëshiron të shndërrohet në model të kritikës së keqe dhe të padrejtë.

Qosja me qasjen e tij kritikoi padrejtësisht kryetarin Thaçi.

Ku ishte Qosja kur Kosova menjëherë pas zgjedhjeve të fundit Parlamentare rrëshqiti në një ngërç të pashembullt politik? Ku ishte Qosja kur partitë e opozitës në çdo seancë shkelnin rregulloren e Kuvendit dhe Kushtetutën e këtij shteti, për ta realizuar agjendën e tyre politike?

Për dallim prej të gjithëve, Thaçi edhe kur i ka pas të gjithë kundër ka arritur të ruajë qetësinë, urtësinë dhe ndjenjën e përgjegjësisë si lider i këtij shteti, ku politikanët manifestojnë me ambicie të shfrenuara të njëri-tjetrit. Kurse, akademiku Qosja i tunduar tash prej inateve personale me të tjerët, nuk po arrin të ruajë as qetësinë dhe nivelin e tij intelektual.

Gjithashtu, Qosja duhet ta dijë që Thaçi, i cili mbrëmë u kritikua në mënyrë joparimore prej tij, shumë herë ka lëshuar rrugë dhe ka lënë anash interesat personale në dobi të interesit të përgjithshëm për zgjidhjen e krizave politike. Ai edhe pse u rikonfirmua si lideri më i besuar dhe më i votuar në Kosovë, ia lëshoi postin e të parit të ekzekutivit edhe rivalit kryesor të tij politik vetëm që të tejkalohej ngërçi dhe të krijoheshin institucionet e vendit, gjë për të cilën mbrëmë edhe u kritikua prej tij.

E për hir të proceseve, Qosja e di që Thaçi edhe në qeveritë e pasluftës dy herë kishte lëshuar rrugë për krijimin e institucioneve, duke e lënë veten jashtë tyre.

Prandaj, akademik Rexhep Qosja, si një intelektual që do duhej të ishte parimor dhe shembull për të tjerët, lëvizjet politike të Thaçit, me të cilat gjithnjë ka dëshmuar përgjegjësi si lider, nuk do duhej t’i interpretonte në mënyrë joparimore, sepse në këtë mënyrë po tregon që nuk është në gjendje të reflektojë drejtë për shkak të turbulencave të tij emocionale.

Dhe krejt në fund, me gjithë respektin dhe konsideraten që kam për kontributin dhe veprimtarinë e z.Qosja, qoftë në aspektin kombëtar, shkencor, intelektual dhe moral, mendoj se qasja e tij në raport me z.Thaçi është jo objektive dhe jo parimore!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu