Haki Abazi: Lirojeni Kadaj-Bujupin. Sjelleni para drejtësisë Ahmet Shalën!

0
461

Haki Abazi

Njohësi i çështjeve politike Haki Abazi, ka komentuar ngjarjet e fundit që po zhvillohen në  Kosovë, shkruan Gazeta Blic.

Ai ka thënë se Kosova po udhëhiqet nga tre persona që janë analfabetë, me ç’rast ka lënë të kuptohet se aty bëjnë pjesë edhe Thaçi e Mustafa.

Abazi më pas, ka bërë thirrje për lirimin e Deputetës Kadaj-Bujupi, duke bërë thirrje në anën tjetër që drejtësia të merret me Ahmet Shalën.

Ja postimi i plotë i tij:

Shtet policor i udhehequr nga tre analfabet dhe nje dyzine lakmiqaresh

Lirojeni Donika Kaden dhe sjelleni para drejtesise Ahmet Shalen. Demi nga privatizimi i kriminalizuar eshte me milona here me i madhe se sa thyerja e nje xhami qe megjithate eshte konsekuence e privatizmit dhe ekonomise kriminale.

Intervista e ministrit Hyseni ne RTK bashke me keto pamje jane tmerruese. Kjo mendesi qeverisese eshte turp e tmerr, qendrimet e minstrit Hyseni jane ne vijen e njejte me ato qe Bajram Rexhepi kishte dhe qe jam i sigurte qe sot dhe pergjithemone kane me qene barre mbi supet e tij qe e ka kuptuar se ka ekzekutuar urdhera politik dhe e ka shendrruar policine ne instrument te mbrojtjes se sistemit qe ka bere vehten imun ndaj krimit dhe nepermjet policise duan te jene mbi ligjin.

Destabilizimi i gjendjes eshte interes i atyre qe tani pasi e kane pranuar gjykaten speciale dhe kane votuar per te e kane pare qe ne fakt kjo eshte gropa ne te cilen do te bien vete. Nuk ka aresyetim tjeter pse polcia e kosoves sillet keshtu dhe nuk ka aresyeje tjeter qe dikush pranon marreveshje pa i lexuar fare. Ky eshte rezultati i negociatave dhe dialogut te Edites, Hajredin Kuqit, Enver Hoxhes…

https://www.facebook.com/video.php?v=1083099268368028

Pamjet per sjelljen e paparanueshme te policise qe ben shkeljen flagrante te drejtave te njeriut dhe nuk duket aspak me ndryshe se sa policia gjate 90tave.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu