Haki Abazi: PSD parti koti

0
1272

Analisti me i mire i Vendit dhe Rokfelleri i Kosoves: Haki Abazi, Largimin e 12 Deputetëve nga Lëvizja Vetëvendosje dhe vendimin e tyre për të formuar Partinë Socialdemokrate, e cilëson si tradhti e pasinqeritet ndaj votës së qytetarit.

Abazi në një bisedë për “Gazeta Blic”, ka thënë se PSD është parti që ka mbetur në tentim për t’u bërë forcë parlamentare.

Sipas tij, asnjë veprim i 12 deputeteve tashmë të PSD nuk ka qenë dhe nuk është i sinqertë.

“Largimi nga VV është bërë menjëherë pasi që kanë marrë votat dhe fuqinë politike nga elektorati edhe në nivelin komunal edhe në atë nacional. Me pasinqeritet i janë qasur votuesit”, ka thënë Abazi.

E, njohësi i çështjeve politike, ka kritikuar ashpër PSD për shkak të tentativës, siç thotë ai, për ta paraqitur vetën ndryshe nga ajo çka janë.

Shembull konkret përmend çështjen e zgjedhjes së Kryetarit të Vetëvendosjes, ku sipas tij, në qoftë se do të ishin ndryshe – Kurti do të kishte, qoftë edhe një, kundër kandidatë.

“Të njëjtit thanë që kanë problem me monopolizimin e mendimit në VV me faktin që Albin Kurti nuk pati kundër kandidatë, me 50 faqet e konceptit politik e programor. Çfarë ndodhi, asnjë program, asnjë kundër kandidatë. Ky është një tentim naiv për ta paraqitur veten si ndryshe nga ajo që janë. Model i tradhtisë së votës qytetare në të dy nivelet”, ka thënë ai.

Abazi ka thënë se Partia Socialdemokrate, përveçse nuk do t’i fitojë zgjedhjet, ata do të dënohen nga votuesi i tyre për këtë formë joprofesionale të sjelljes në skenën politike.

Sipas, Haki Abazit, deputetët e PSD-së kanë përdorur edhe emrin e Astrit Deharit për të hyrë në Parlament e për të pasur fuqi nëpër komuna.

“Gjëja më e dhimbshme dhe e pafalshme është përdorimi dhe loja me ndjenjat e qytetarëve që po ky grup bënte duke e përdorur emrin e Astrit Deharit. Këta asnjëherë nuk e kanë pas hallin e Astrit Deharit, dikush që ka qenë në gjendje me vdekë për ideale dhe principe. Këta e kanë përdorur emrin e tij për të hyrë në Parlament për të marrë fuqi nëpër komuna dhe, madje, për të dalë në shërbim të një agjende që ka parandaluar shtetndërtimin. Ky fakt shkakton neveri të pafund dhe të pafalshme”, është shprehur Abazi për Gazeta Blic.

Më tej, Abazi ka thënë se e vetmja mundësi që PSD të mbijetojë është t’u bëjnë vota partive që kanë traditë manipulimin dhe vjedhje në vota – për të bërë koalicion.

Ose, opsioni tjetër, sipas tij, është që këta individ të bashkohen me ndonjë parti në koalicion parazgjedhor që do të ishte një vetëvrasje politike për këdo që bënë një lidhje të tillë.

“Në vorbullin kompleks të situatës që po ndodhet vendi, PSD nuk meriton as hapësirë mediale, ky grup është kot fare”, ka përfunduar Abazi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu