Blerim Ademi ka pasur fatin që për vetëm 107 euro të bëhet pronar i një veture. Kjo është bërë e mundur falë Komunës së Istogut e cila ka shitur gjashtë automjete përmes ankandit publik.
Zyrtarët e kësaj komune nuk janë treguar edhe aq të zotë për të bërë “Pazar”, pasi që vlera e shitur e automjeteve është më e ulët se ato që shiteshin në tregun e hekurishteve, shkruan Gazeta Tribuna.
Fal kësaj, Blerimi e ka blerë një automjet të tipit Lada-Niva të vitit të prodhimit 2000, për vetëm 107 euro, përderisa çmimin fillestar kjo veturë në ankandin publik e kishte vetëm 50 euro.
Të njëjtin fat e ka pasur edhe Rexhep Sadikaj, i cili është bërë me veturë të të njëjtës markë për vetëm 211 euro, përderisa çmimin fillestar vetura e kishte 70 euro.
Ndërkaq, vetura më e shtrenjtë në ankand është shitur për 2555 euro e tipit Toyota e vitit të prodhimit 1999.
Sipas njoftimi të ankandit publik, të gjitha veturat e shitura i kanë të shlyera të gjitha taksat.
Qytetaret e Komunes së Istogut, thon se Veturat jane blere vetem nga njerz të Klanit të LDK-së, Parti e cila esht në Pushtet dhe Parti e zotit Haki Rgova.