Haki Rugova: Të respektohet marrëveshja, Thaçi të votohet për president

0
767

Haki Rugova

Në cilësinë e nënkryetarit të LDK-së, Haki Rugova ka ftuar strukturat e të partisë së tij, që të respektojnë marrëveshjen e nënshkruar nga Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi, e cila e bën Thaçin president.

“Të respektohet marrëveshja e LDK-së e cila është nënshkruar dhe është qëndrim i strukturave të partisë”, ka deklaruar Haki Rugova.

Deklaratën Rugova e bëri sot në emisionin ‘Alo Mirëmëngjesi’ të Radio Dukagjinit.

Deklarata e Rugovës vie pas disa zërave siç ishte edhe vendimi i kryesisë së nëndegës së LDK-së në Ulpianë dhe asaj të Tophanës 2, në Prishtinë për mos votimin e Hashim Thaçit për president të Kosovës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu