Hakmarrja e Albin Kurtit ndaj Agim Veliut

0
425

“Po, duhet të shpallet gjendja e jashtëzakonshme”. Kjo deklaratë e dhënë në orët e vona të natës së 17 marsit 2020, i kishte kushtuar Agim Veliut me shkarkim nga posti i ministrit të Punëve të Brendshme nga ish kryeministri i Kosovvës, Albin Kurti.

Të nesërmen, shefi i tij në qeveri, Albin Kurti, i indinjuar me deklaratën e tij, pa paralajmërim me vetëm një mesazh dërguar Isa Mustafës, kishte marrë këtë.

“Nuk mundesh, ndoshta edhe mundesh, po pastaj nuk mundesh se të shkarkojnë”. Me këtë deklaratë, Kurti ia kishte kujtuar Veliut se kush është shefi në ekzkekutiv dhe se nuk mund të flasë dhe te beje çka të dojë.

Agim Veliu nisi të shfreytëzojë ndikimin e tij në parti, si numri dy i LDK-së, për të prishur koalicionin me partinë e ish shefit të tij, Albin Kurti.

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ia bëri me dije Kurtit se nëse dëshiron të vazhdojë dialogu, duhet ta kthejë Veliun në postin e ministrit të Punëve të Brendshme.

Këtë, nuk e mori parasysh Kurti. E ‘inatosur’ LDK-ja mbledhi nënshkrimet për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë që udhëhiqej nga Albin Kurti.

Me 25 mars 2020, LDK-ja kërkoi seancë të jashtëzakonshme për të votuar mocionin e mosbesimit. Tanimë një vendim i Kurit për shkarkimin e njeriut kryesor të LDK-së, iu kthye bumerang, në rrëzimin e tij nga pushteti.

Në këtë seancë, me 82 vota për, 32 kundër dhe një abstenim, deputetët e Kuvendit të Kosovës kishin votuar pro mocionit të mosbesimit të qeverisë, duke e shkarkuar qeverinë e udhëhequr nga Albin Kurti, pas vetëm 50 ditë qëndrimi në pushtet.

Pas shkarkimit, Veliu shënoi fitorën e parë kundër ish shefit të tij. Ia pamundësoi kreut të VV-së që të udhëheq me Qeverinë më së paku nga të gjithë ish kryeministrat e pasluftës në Kosovë.

Pas shkarkimit të Qeverisë së udhëhequr nga Kurti, LDK-ja formon qeverinë e re me kryeministër Avdullah Hotin. Agim Veliu kthehet sërish aty ku ia ndërpreu punën Kurti.

Me shef të ri, Agim Veliu sërish emërohet ministër i Punëve të Brendshme. Pasi morën miratimin e deputetëve në Kuvend, Agim Veliu sërish e ngacmoi Kurtin.

“Jeta është e gjatë, edhe kur dikush mendon që nuk mundesh, po mundesh”, kishte thënë Veliu, duka ia kujtuar Kurtit deklaratën e famshme, “nuk mundesh, ndoshta edhe mundesh, po pastaj nuk mundesh se të shkarkojnë”.

Emërimi i Veliut në postin e ministrit bëri që komuna që ai udhëhiqte, Podujeva, të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Me 20 tetot, ish presidenti Hashim Thaçi, shpalli zgjedhjet e jashtëzakonshme në këtë komunë. 29 nëntorin e caktoi si datë për të zgjedhjen e kreut të kësaj komune.

Garës për të parin e Podujevës i hynën tri partitë kryesore, LDK-ja, PDK-ja dhe Lëvizja Vetëvendosje.

Tani nuk ishte më Agim Veliu. Por, zëvendësi i tij, Nexhmi Rudari i hyri garës për të vazhduar mandatin aty ku e la shefi i tij, Agim Veliu.

Vetëvendosje kishte një kandidat, që deri vitin e kaluar ishte bashkë me Veliun e Rudarin, pjesë e LDK-së, Shpejtim Bulliqi. Me Bulliqin, Kurti filloi hakmarrjen ndaj Agim Veliut, që u bë shkaktar i rënies së tij nga posti i kryeministrit.

Në këtë betejë mes Kurtit e Veliut, fitoi i pari. Kandidati i VV-së për kryetar të Podujevës, Shpejtim Bulliqi arriti ta mundë kandidatin e LDK-së, njëriun e afërt të Agim Veliut, Nexhmi Rudarin, pa balotazh.

Kështu, Kurti ia mori bastionin LDK-së, e Agim Veliut ia mori fuqinë në të cilën mbështetej, Llapin.

Fitorja e Vetëvendosjes në Podujevë po shihet më shumë si fitore e Kurtit ndaj Veliut, sesa e Bulliqit për ndryshimin e qeverisjes në këtë qytet.

Megjithatë, Veliu, ani se pranoi humbjen menjëherë pas konfirmimit të rezultateve preliminare, tha se rikthimi i tij dhe LDK-së në Llap do të jetë vitin e ardhshëm në gjedhjet lokale që mbahen në tërë territorin e Kosovës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu