Matoshi flet edhe paralajmërimin e Albin Kurtit për protesta të fuqishme, duke i goditur rëndë ata. Sipas Matoshit, udhëheqësit e Vetëvendosjes janë politikanë agresiv.
“Ai (Albin Kurti) me trupat e tij edhe mund t’i duken dikujt “të fuqishëm” ndoshta edhe të ‘nershëm’, por për qytetarin e edukuar kosovar, ata janë vetëm politikanë agresivë që duan përmes frikës ku nuk u ndez bindja ta marrin pushtetin politik në duar, pa asnjë vizion për zhvillim e mirëqenie, pa asnjë ide për liritë themelore civile dhe për të drejtat e njeriut dhe demokracinë. Ata me pasë mundësi sot e dekretojnë “Revolucionin kulturor” të Maos”, ka thënë Matoshi.
Ai ka vlerësuar edhe sjelljen e sotme të Ramush Haradinajt, i cili e quajti peder kryetarin e Komisionit Qeveritar për demarkacionin me Malin e Zi, Muratën Mehën.
Sipas tij,
Burrështetasit nuk nervozohen për një arë a livadh
Gazeta Blic: Sot poashtu kishte një zhvillim interesant. Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj dha dorëheqje nga pozita e anëtarit të Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme duke e quajtuar këtë komision si instrument të Isa Mustafës e Hashim Thaçit, sidomos për çështjen e demarkacionit me Malin e Zi. Si e komentoni këtë dorëheqje të tij?
Halil Matoshi: Burrështetasit nuk nervozohen për një arë a livadh, sepse nuk funksionojnë sipas zemërimit të turmave, që kanë humbur ca pëllëmbë toke a mali, për t’i kullotë dhitë!? Burrështetasve u intereson paqja dhe mirëqenia për popullin e tyre ,aq sa për popullin tjetër! Këta e sundojnë botën. Shikojeni sot Amerikën, ajo, përkatësisht administrata e Barck Obamas është përgjegjëse edhe për lirinë time dhe të fëmijëve të mi!
Gazeta Blic: Kryetari i AAK-së, sot shpërthej me një fjalor të rëndë ndaj kryetarit të Komisionit Qeveritar për kufirin me Malin e Zi, Murat Meha, duke e quajtur peder. A është kjo mënyra e duhur për të parandaluar faljen e mijëra hektarëve Malit të Zi?