Hanssen, “urithi” i sovjetikëve në FBI

0
919

Robert Philip Hanssen është një ish-agjent i FBI-së, i cili për 22 vjet spiunoi për llogari të shërbimit sovjetik, por edhe atë të Federatës Ruse, duke shkaktuar rrjedhjen më të madhe të informacionit në historinë e shërbimeve amerikane.

Ai nisi aktivitetin në FBI në vitin 1976 dhe vetëm pas tre vjetësh iu ofrua GRU-së, shërbimit ushtarak sovjetik.

Në vitin 1985 ai intensifikon aktivitetin teksa u transferua me punë në Washington. Do të jetë arrestimi i Aldrich Ames ai që do të hapë çështjen.

E megjithatë, shërbimet amerikane nuk ia dolën ta identifikojnë, veçse duke blerë për 7 milionë dollarë dosjen e tij në arkivat e KGB-së në Moskë. Hanssen u arrestua më 18 shkurt 2001 dhe u dënua me burgim të përjetshëm.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu