Në kompleksin e varrezave të dëshmorëve në lagjen ‘Velania’ në Prishtinë, ka filluar hapja e varreve për kosovarët e vrarë në Kumanovë.
Aty sot pasdite do të prehen në paqe tetë trupat e kosovarëve të vrarë nga ushtria maqedonase ditë me parë gjatë një konflikti të armatosur, transmeton ORAinfo.
Për hapjen e varreve po përkujdesen punëtorët e kompanisë Hortikultura. /ORAinfo/