Haradin Balaj lirohet nga Tribunali i Hagës

0
925

Prishtinë, 31 dhjetor – Është liruar nga Tribunali i Hagës Haradin Balaj, i cili ishte dënuar me 13 vjet burgim.  Balaj ka ateruar mesditën e sotme në Aeroportin e Prishtinës, ndërsa lajmin për KTV-në e kanë bërë të ditur familjarët e tij. Haradin Balaj ka mbajtur 10 vjet burgim, ndërsa i janë falur tre vjet nga Tribunali i Hagës.

Ky Tribunal në tetor të vitit 2010 e kishte refuzuar kërkesën e ish-pjesëtarit të UÇK-së, Haradin Balaj, për lirim pas vuajtjes së më shumë se gjysmës së dënimit. Për këtë proces gjithsej u zhvilluan 88 ditë gjyq. Vendimi i gjykatës, i bërë publik më 30 nëntor 2005, shpalli të pafajshëm Fatmir Limajn dhe Isak Musliun dhe dënoi me 13 vjet burgim Haradin Balajn.

Dy vjet më pas vendimin e konfirmoi kolegji i Apelit të Tribunalit, duke refuzuar ankesën e Balajt, i cili u dërgua në Francë për të vuajtur dënimin. Ai u arrestua në Kosovë nga forcat ndërkombëtare në shkurt të vitit 2003. Ndërkohë, Tribunali i Hagës njofton se ka mbyllur zyrat e veta në Prishtinë dhe Zagreb, ndërsa thotë se ato në Beograd dhe Sarajevë do të mbesin ende në funksion.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu