Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Daut Haradinaj e ka quajtur absurde mënyren se si policia e Deçanit ka arrestuar Oficerin e FSK-së,.
“Dje në mënyrë absurde policia e Deçanit arrestoi Oficerin e FSK-së (rezervë) njëherit përfaqësues i shoqatës së të zhdukurve, pasi që Oficeri shfrytëzoi të drejtën e tij për të ditur fatin e të zhdukurve shqiptar e në mesin e tyre edhe të Babës së tij të vrarë, por çuditërisht ai u ftua ne polici” ka shkruar Haradinaj në facebook.
“Nëse interesimi për të pagjeturit shqiptar është vepër penale atëherë i tërë populli i Kosovës duhet të arrestohet, sepse pothuajse të gjithë kërkojnë të dinë fatin e të zhdukurve. Shpresoj që inspektoriati dhe organet përgjegjëse të e trajtojnë këtë rast.
Asim Cena është njëri ndër shembujt ma të mirë të rinisë në qytetin tonë edhe pse i rritur pa prindër” ka përfunduar Haradinaj.