Haradinaj: Blloku nuk ekziston më

0
644

Ramushi faqebardhë

(E plotësuar) Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj tha në Obiliq se Blloku VLAN nuk ekziston më, ndërsa konifromoi se nëse ai nuk do ta marr postin e kryeministrit, AAK do të shkojë në opozitë.

“Përfundimisht blloku nuk ekziston më. Që nga e premtja më nuk ekziston shumica që e kishim me bllokun VLAN, ndërsa nëse AAK-ja nuk e udhëheq qeverinë, atëherë do të qëndrojmë në opozitë”, tha Haradinaj në tubimin në Obiliq.

Ndërkohë ai ka përsëritur disa herë se vazhdon ta pretenojë qeverisjen e Kosovës, dhe se do t sjell ndryshime në Kosovë.

Në asnjë moment nuk ka hequr dore nga ajo pozite, duke konfirmuar në fund të takimit se nëse nuk e merr postin e kryeministrit atëhrë do të qëndroje n opozite

“Nuk mund t’i shash ata me te cilët ke hanger bukë mbrëmë”, tha Haradinaj pasi u pyet për LDK-në, me ç’rast aludoi se LDK është fajtore për prishjen e bllokut, por i iku fjalëve të rënda këtë parti.
——————————————————————

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, gjatë takimit me qytetarë në Obiliq, ka paralajmëruar se brenda 10 ditësh do të krijohen institucionet e vendit.

Ai ka shprehur bindjen se do të zhbllokohet situata, ndërsa ka thënë se vendi është në një gjendje shumë të rëndë, transmeton Express.

Ndërsa lidhur me të ardhmen e Bllokut VLAN, ai ka thënë se ende nuk ka ndonjë qëndrim të prerë.

“Kur kemi dalë nga takimi i fundit me liderë, kemi dalë pa asnjë plan. Ende nuk kemi marrë ndonjë vendim të qartë për prishjen apo jo të Bllokut”, ka thënë Haradinaj, gjatë një takimi me qytetarët në Obiliq, që në shkollën “Ibrahim Rugova”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu