Haradinaj e quan të kundërligjshëm Projektligjin për Veteranët

0
583

Daut Haradinaj, deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës  ka thënë se projektligji që kaloi sot në Kuvend për ndryshimet në ligjin e veteranëve është i kundërligjshëm.

“Ky ligj është kontrabandë. Kuvendi e votoi gjatë ditës tre herë. Është i kundërligjshëm. Njerëzit që e kanë sponsorizuar këtë ligj vazhdojnë t’i përçajnë disa kategori të luftës”.

Këto komente Haradinaj i ka bërë në Info Magazine të Klan Kosovës, pak kohë pas në Kuvend kaloi ky projektligj.

“Këta e kanë kategorizuar ligjin në tri kategori. Kjo për mendimin tim është dëm që shkaktohet. Është gabim fatal që këta e kanë bërë. Nga kjo shoqata e veteranëve kanë rënë pre dhe janë mashtruar. Ky ligj është bërë që të nxirren nja 100 vetë që në 91 kanë qenë pjesë e UÇK-së. Por në 91-tën nuk ka pasur UÇK”, ka thënë ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu