Haradinaj heq dorë nga raporti i Bulliqit

0
933

Pas arritjes së marrëveshjes së koalicionit për Demarkacionin me Malin e Zi, në një konferencë urgjente për media, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj tha se ai vazhdon të mos pajtohet me kërkesën e LDK-së por për shkak të daljes nga kjo situatë ka pranuar një kusht të tillë, raporton “Zëri. 

Ai ka pranuar se ka hequr dorë nga kërkesa e tij që raporti i komisionit shtetërorë për përcaktimin e kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi të udhëhequr nga Shpejtim Bulliqi të jetë vetëm pikë informative.

Haradinaj ka sqaruar pikën 1.2 e cila i është shtu dokumentit e që është fjala ‘si orientim’.

“E kam bërë një dakordim me kërkesë të LDK-së, besoj se me këtë u kemi hapur mundësi qytetarëve të lëvizin. Në nenin 3, pika 1.2 ku thotë se dokumentacioni do të përdoret si orientim, pra vetëm kjo është shtuar e që ka qenë kërkesë e LDK’së në mënyrë që të ecim përpara. Mendoj se ka qenë e panevojshme të ndryshohet kjo pikë, por kam mbështetur kërkesën e LDK’së.  Kemi një ndryshim substancial, kemi dakordim me LDK dhe pas kësaj besoj se janë krijuar mundësitë për ratifikimin e marrëveshjes’, tha Haradinaj.

Ai po ashtu ka theksuar se ende nuk kanë ndonjë dakordim me listën serbe.

“Ende s’kemi dakordim me Listën Serbe”, theksoi Haradinaj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu