Haradinaj: Isa Mustafa ka marrë fund bashkë me Marrëveshjet

0
536

rambo

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj në një tryezë për Trepçën në Mitrovicë ka folur edhe për marrëveshjet e arritura të Kosovës për Demarkacionin dhe për Asociacionin.

Ai ka thënë se: “Këto marrëveshje janë kontrata që po e bankrotojnë Kosovën dhe opozita do të dalë në rrugë. Qëllimi i protestave dhe mobilizimit qytetar,është që me e pengu qeverinë që këto kontrata me bankrotua Kosovën. Do të ketë ballafaqim pa kompromis”.

Ai përsëri foli për Demarkacionin me Malin e Zi duke thënë se nuk ka situatë më të rëndë, që në mënyrë vullnetare të falin mijëra hektarë tokë, transmeton Indeksonline.

Më tej Haradinaj tha se askush nuk ka të drejtë të jep tokë të vendit tim.

Për Kryeministri Mustafa ai tha se ai ka marrë fund dhe atë bashkë me marrëveshjet.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu