Haradinaj: Këta janë kufijtë e Kosovës (Foto)

0
595

Haradinaj

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se Kosova ka të drejtë plotësisht në argumentet shkencore për vijën kufitare të vitit 1974.  Sipas Haradinajt i cili ka publikuar një hartë ushtarake të vitit 1963, qysh atëherë është caktuar demarkacioni i kufirit me Malin e Zi.

Duke e quajtur si një çështje shumë serioze, Haradinaj ka ftuar sot në zyret e tij një ekip profesorësh me eksperiencë shumë-dekadash në këtë fushë studimi. Për këtë ai ka njoftuar në faqen e tij në Facebook../Zeri/

Ja postimi i plotë i Haradinajt:

Çështja e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi është serioze, temë mbarë-shtetërore dhe duhet të trajtohet profesionalisht dhe në bazë të fakteve.

Sot, në kuadër të konsultimeve të vazhdueshme në këtë temë shtëtërore, prita një ekip profesorësh me eksperiencë shumë-dekadëshe në këtë fushë studimi.

Kosova ka të drejtë plotësisht në argumentet shkencore për vijën kufitare të vitit 1974.

Kjo është harta zyrtare ushtarake e vitit 1963 që ka bërë demarkacionin e kufirit me Malin e Zi (mes Republikave të atëhershme të ish-Jugosllavisë), në bazë të së cilës është bërë vija kufitare e vitit 1974.

Kjo është situata reale e kufirit midis Kosovës dhe Malit të Zi.

Për këtë temë, që është e rëndësisë nacionale, do të diskutojmë këtë të mërkure me disa nga ekspertet më të njohur të fushës, njohës të rrethanave në terren, anëtar të komisionit të demarkacionit dhe deputet të Kuvendit të Kosovës.

Harta me Malin e Zi

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu