Haradinaj mbyll telefonin në transmetim direkt

0
568

Haradinaj mbyll telefonin në transmetim direkt

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj mbrëmjen e sotme zhvilloi një lidhje direkte me emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut në lidhje me lirimin me kusht të tij në Francë, pas aktakuzave të Serbisë.

Haradinaj vlerësoi mbështetjen që shqiptarët i kanë dhënë në këtë proces, që e cilësoi si të pakuptimtë.

Ai theksoi se Tirana e ka mbështetur shumë, duke falënderuar kryeministrin Rama, kreun e Kuvendit Ilir Meta dhe ish-kryeministrin Berisha.

Por gjatë emisionit ka ndodhur edhe një incident, ndoshta i paqëllimtë. Teksa iu përgjigj pyetjeve të analistit Lutfi Dervishi, Haradinaj u shkëput nga linja kur gazetari Berat Buzhala do t’i bënte pyetjen e tij.

Buzhala kishte planifikuar ta pyeste nëse do të fitonte më shumë vota po të qëndronte nën arrest sa më shumë në Francë.

blob:https://www.dailymotion.com/9acd6b62-80ff-428c-8e19-491602468f5d

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu