Haradinaj: Nëse nuk ia tregojmë vendin Serbisë sikur Kroacia, do të kemi telashe me ta

0
736

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, pas shtyrjes së vendimit nga Gjykata në Colmar, për 27 prill, ka folur për të gjithë procesin i cili u zhvillua ndaj tij gjatë ditës së djeshme.

Ai ka thënë se prokuroria ka bërë një punë të dobët, duke lexuar materiale të fabrikuara nga Serbia në drejtim të tij.

 

“Prokuroi ka folur se pse janë plotësuar kushtet që unë të ekstradohem në Serbi. Mirëpo ky ishte një prezantim shumë i dobët dhe pa argumente. Në anën tjetër ne kishim një mbrojtje me plotë argumente dhe shumë të mirë”, ka thënë Haradinaj.

Sipas Haradinajt, kërkesa për ekstradim e Serbisë është plotësisht politike dhe pa kurrfarë baze ligjore. Megjithëkëtë, paneli i gjyqtarëve ka vendosur që seanca të shtyhet për 27 prill, ku eventualisht pritet të merret një vendim përfundimtarë.

“Arsyetimi i gjyqtarëve ishte se nuk mund të marrin një vendim tani pasi që porsa ka ardhur materiali dhe u duhet më shumë kohë për ta kontrolluar”, ka rrëfyer Haradinaj.  Lideri i AAK-së i cili po mbahet prej katër muajsh në Francë, dje ka marrë edhe vet fjalën në seancën gjyqësore.

Ai ka treguar se çfarë u ka thënë gjyqtarëve francezë. “Unë jam peng dhe kjo është një kurth që ka ndodhur në të cilin ka rënë edhe drejtësia franceze. U thash edhe gjyqtarëve që kanë rënë në një lojë politike”, ka rrëfyer Haradinaj për Klan Kosova.

Ish kryeministri i Kosovës, ka ripërsëritur se nuk e njeh dhe nuk do ta njoh asnjëherë juridiksionin e Serbisë.

“Unë u tregova se janë serbët që kanë shkaktuar tragjedi në Ballkan. Janë serbët që kanë bërë gjenocid në Kosovë, prandaj nuk e njoh juridiksionin e tyre”, ka thënë ai.

Madje, ai u ka dërguar edhe porosi autoriteteve serbe qe nëse dëshirojnë paqe në Ballkan, atëherë duhet të mësohen të jetojnë me shqiptarët sepse ka kaluar koha kur ata kanë bërë çfarë kanë dashur.

“Me qindra vjet shqiptarët kanë qenë pre e tragjedive. Mirëpo ka dalë një brez tjetër që nuk lejon më askënd që tu merr diçka. Serbia duhet ta ketë të qartë se nëse dëshiron paqe në Ballkan, duhet të mësohet të bashkëjetoj me ne. Nuk do të lejojmë askënd që të fus duart te shqiptarët”, ka thënë Haradinaj, duke shtuar. “Le ta kuptojnë në Serbi se jam ai që kam qenë. Apo kemi në Kosovë edhe djem të cilët kanë pasur guxim t’i dalin Millosheviqit përpara pa pasur asgjë në dorë. Ata nuk mund të sillen në këtë mënyrë. Serbinë e kemi fqinj që të keq. Nëse nuk ia tregojmë vendin sikur Kroacia do të kemi telashe me ta.”.

Në fund, ish kryeministri ka thënë se me 27 prill, pret lirimin e tij. “Natyrisht, pres lirim të pakusht”, ka thënë ai./Zeri/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu