Haradinaj:Ta heqim logon në Veri

0
821

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se vendimi për logon e fletëvotimeve është kompetencë e KQZ-së, mirëpo ka implikime politike.

Haradinaj ka thënë se mbajtja e zgjedhjeve në Veri është shumë e rëndësishme dhe për këtë mund të gëlltitën edhe kompromiset, siç është anashkalimi i çështjes së logos në fletëvotime në Veri.

AAK ka nominuar, Selman Sylejmanin kandidat për kryetar të Komunës së Shtërpcës.

Ai ka shtuar s se qytetarët e Shtërpcës kanë nevojë për punësim, përmirësim dhe zhvillim dhe ketë sipas tij më së miri e bënë AAK-ja.

Ndërsa kandidati Sylejmani tha se kanë projekt konkret për të zhvilluar Shtërpcën përmes promovimi të turizmit dhe bujqësisë./Kosovapress/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu