Hashim Thaçi dikur premtonte 300 euro për fëmijët e porsalindur

0
878

Thaqi

Për dallim prej Blerand Stavilecit shefi i tij partiak, Hashim Thaçi premtonte nga 300 euro për secilin fëmijë të porsalindur. Këtë premtim Thaçi e kishte dhënë në prill të vitit 2014, pak muaj para zgjedhjeve nacionale. Mirëpo, tash, Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci ka thënë se ata që kanë të ardhura mujore prej 300 euro nuk duhet të bëjnë nga shtatë fëmijë.

Kjo gjuhe e Stavilecit, të kujton gjuhen e Serbeve në vitet e 80-ta, ku nga Kuzhinat e Beogradit porositeshin Shqiptaret që mos te bein shume femij sepse jan vete fajtor për gjendjen e tyre te veshtir sociale, ky Stavileci sikur te jete shkolluar në Kuzhinat e Jugovines dhe ti kete patur Baballaret Jugosllav.

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi kishte pasur një pyetje para një viti për gjithë ata që janë prindër dhe familjarë. Kishte pyetur shokët në Facebook se a janë të mendimit se duhet t’u jepen nga 300 euro secilit të porsalindur në Kosovë.

Këtë pyetje sipas tij, po e bën në mënyrë që edhe vet prindërit të jenë pjesë e vendimmarrjes.

Thaçi thotë se është në diskutim me ekspertët e demografisë dhe ekonomisë për një propozim të Qeverisë, që për çdo fëmijë të porsalindur të ndahen nga 300 euro për kujdesin shëndetësor dhe sigurinë familjare.

“Ky propozim synon shtytje për familje të reja dhe të porsamartuarit por edhe mirëqenien sociale të familjeve. Para ca javëve vizitova një kompani të re të dadove, kujdestareve të fëmijëve “Nina-Nana”. Mësova se shumë çifte të reja po hezitojnë të krijojnë bashkësi për shkak të konsideratave ekonomike dhe shoqërore. Cili është mendimi i juaj?”, kishte shkruar Thaçi në prill të vitit 2014.

Por premtimi i Thaqit mbeti vetem premtim fushate votash, Thaqi as qe po permend me premtimet për 300 euro, apo 200.000 vende të punes, perkundrazi Kosova po zbrazet dita dites nga shume Familje Shqiptare pikerisht ne munges të jetes së veshtir dhe mungesa e gjerave me elementare për jete.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu