Hashim Thaçi doli nga lëkura, i trishtuar tregoi fetyren e ti te vertete!

0
632

Hasha

Hashim Thaçi në konferencën për shtyp tregoi trishtimin e tij. Trishtimin e tij për pushtetin dhe trishtimin për fatin e tij politik e jetësor.
Ai tregoi zhgënjimin se nëse largohet nga pushteti, çfarë fati i keq e pret.
Ndryshimi i strategjisë së protestimit nga opozita nga të dhunshme në paqësore, dhe rritja e përkrahjes së përgjithshme dhe e shprehjes së pakënaqësisë së vazhdueshme, e bën Thaçin që të shpërthejë sot duke zbuluar fytyrën e tij të vërtetë, duke hequr dorë nga lëkura e “Gjarpërit” dhe duke nxjerrë dhëmbin e kafshimit të tij.
Ai u ankua hapur pse opozita nuk provokoi me dhunë, pse opozita nuk theu, pse opozita nuk hodhi gurë, koktej molotov e gaz lotsjellës, dhe pse opozita nuk provoi t’ia mësynte qeverisë, ku ai dontë të shihte nga dritarja dhunën, qytetare e policë të gjakosur, të kapluar nga flakët, dhe të komandonte nga atje betejën. “Ne ishim këtu, nuk do prisnim me kafe, por në mënyrën e duhur. Pse ikën si qyqar?! Me bisht nën shalë”. Fyerjet tjera ishin fytyrë-mavijosur, zëçjerrur.
Pra, Thaçi sot vetëm që nuk mallkoi që opozita nuk ia plotësoi dëshirën e tij, dhe të kishte dhunë, dhe më shumë akoma gjakderdhje.
Thirrjet dhe ankesat e Thaçit, ishin se pse nuk kishte gjakderdhje! Dhe a ka më marrëzi se kaq, a ka më çmenduri?!
Një kandidat i vetëshpallur dhe vetimponuar për president, kërkon gjakderdhje, dhe se vetëm në këtë mënyrë e shihte të mundur, të dërmuar opozitën, dhe veten fitimtar, në delirin e madhështisë së pushtetit.
Por, thirrja për dhunë zbulon atë, që prej kohësh e kemi argumentuar, se skenari i dhunës dhe opozitës, ishte një skenar i vetë SHIK-ut, nën dirigjimin e Kadri Veselit, kreut të Kuvendit, si orkestruesi kryesor dhe i ndihmuar edhe nga ish udhëheqës të SHIK-ut, me njerëzit e futur brenda Protestuesve.
Redaksia e shqiptari.eu, publikoi lajmin sensacional, se njeriu që thirri “Allahu ekber”, ishte i vetë Thaçit, në mënyrë që ai të përligjte akuzën për ISIS.
Ky ndryshim strategjie ka tërbuar fare Thaçin, por edhe dukej hapur nga tonaliteti edhe i Mustafës, se ndihej më i pasigurt se kurrë, më i pasigurt për të ardhmen e tij politike, nga ndryshimi për 180 shkallë i strategjisë së opozitës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu