Hashim Thaçi drejt përmbysjes së karrierës

0
853

Hasha

Duke pas parasysh dështimin rreth pranimit në UNESCO si dhe që nga koha kur ai është Ministër i Punëve të Jashtëm nuk ka sjell shume njohje, Hashim Thaçi shumë shpejtë mund të qojnë në përmbysje të karrierës.

Mospranimi në UNESCO është një dështim lapidar i Hashim Thaçit. Ai synonte që anëtarësimin eventual në këtë organizatë ta paraqiste si fitore të tij politike, duke eklipsuar kontributin e të tjerëve. Kështu ka thënë për “Zëri”, analisti politik Imer Mushkolaj.

“Do të ishte e udhës që Thaçi të tërhiqej nga posti, të paktën shkaku i përgjegjësisë morale, ndërkohë që mospranimi në UNESCO Kosovës do t’i shkaktojë shumë probleme në rrugëtimin e saj drejt forcimit të subjektivitetit ndërkombëtar”, ka thënë Mushkolaj.

Ai ka thënë se Thaçi nuk ia ka dalë që të sjellë njohje të reja për vendin, ndërkohë që nuk ka arritur t’i mbajë të konsoliduara marrëdhëniet as me të gjitha shtetet që Kosovën e kanë njohur të pavarur.

“Shërbimet diplomatike që është dashur të kenë rol të rëndësishëm në këtë aspekt vuajnë nga nepotizimi e papërgjegjësia, krejt si pasojë e qasjes së gabueshme të Qeverisë dhe Ministrisë së Jashtme”, tha Mushkolaj.

Sipas Mushkolajt, Hashim Thaçi debaklin në UNESCO përpiqet ta prezantojë si fitore.

“Ky është një budallallëk i pashoq dhe nuk i ndihmon as atij, as vendit. Shumë punë e më shumë vendime racionale do t’i ndihmonin atij dhe ministrisë që ai udhëheq që të dalin nga qorrsokaku ku janë futur”, ka theksuar Mushkolaj.

Edhe analisti Artan Muhaxhiri ka thënë për “Zëri”, se dështimi në projektin e anëtarësimit në UNESCO e ka dëmtuar Hashim Thaçin, duke shtuar se ai në një masë të madhe e ka identifikuar këtë projekt me veten dhe zëvendësin e tij Petrit Selimi.

“Ky ka qenë një provim politik i cili ose ti sjell shumë poena në rast pranimit në UNESCO ose do të bënte shënjestër të kritikave në rast të dështimit”, ka thënë Muhaxhiri.

Ai ka thënë se mos pranimi në UNESCO do të përdoret nga kundërshtaret politik të Thaçi por është pak e besueshme se do të mund të dëmtoj deri në atë masë sa të jep dorëheqje.

“Në një spektër politik normal kur një projekt i madh dështon atëherë bartësit e tij duhet të japin dorëheqje. Por në rastin e Kosovës nuk ekziston një moral i tillë politik prandaj edhe nuk mund të pritet dorëheqja e Thaçit dhe Selimit”, ka thënë Muhaxhiri.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu