Hashim Thaçi e Isa Mustafa e qitën “out” Dukagjinin!

0
625

Hasha me putinin

Qeveria e re e Kosovës e drejtuar nga Isa Mustafa pos që ka diskriminuar gjininë femërore, duke i emëruar vetëm dy femra në poste ministrash, e ka diskriminuar keq edhe rajonin e Dukagjinit. Ndonëse ky rajon përbën thuajse gjysmën e popullsisë së Kosovës, nga ky rajon në fakt do të jenë vetëm të anëtarë të kabinetit.

Hajredin Kuçi nga PDK-ja, i cili do ta mbaj postin e ministrit të Drejtësisë dhe Kujtim Shala i LDK-së, i cili do ta mbaj postin e ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, do të jenë përfaqësuesit e vetëm të Dukagjinit në Qeverinë Mustafa, raporton Gazeta Blic.

Në Qeverinë Mustafa nuk do të ketë asnjë as nga qyteti i Ferizajt.

Ndërkaq, numri më i madh i ministrave vjen nga Prishtina, Llapi dhe Drenica.

Gazeta Blic ka raportuar se edhe qyteti i dytë më i madh në vend, Prizreni do ta ketë vetëm një përfaqësues në kabinetin Mustafa, e ajo do të jetë Edita Tahiri, e cila po ashtu e ka një ministri pa fare ndikim, pra ministrinë pa Portofol.

Sidoqoftë, Qeveria Mustafa ështëmë e madhja që nga paslufta në Kosovë. Kjo qeveri madje, ia ka kaluar edhe Qeverisë së drejtuar nga ish- kryeministri Hashim Thaçi.

Është paralajmëruar se numri i zëvendësministrave do të shkoj në 70, gjë që do të ishte një rekord i paparë.

Me këtë numër të ministarve, qeveria Mustafa ka thyer rekorde jo vetëm në rajon por dhe më gjerë. Shteti më i madh në botë për nga numri i popullsisë, Kina është ajo e cila ia kalon qeverisë së Kosovës për nga numri i ministrave, me katër ministra me shumë, por që për nga numri i banorëve është 800 herë me e madhe sesa shteti ynë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu