Hashim Thaçi ka gjak serb, stërgjyshi i tij u kthye në mysliman?

0
881

Është marrë seriozisht apo jo, por megjithatë mediet serbe pretendojnë se kryeministrin aktual i Kosovës, Hashim Thaçi ka gjak serb. “Kurir” shkruan se stërgjyshi i Hashim Thaçit, ishte një prift ortodoks serb, që në fillim të shekullit XX u konvertua në mysliman dhe e ndryshoi emrin në Jusuf. Gazeta i referohet disa dorëshkrimeve ‘origjinale’ të cilat gjenden në arkivat e kryeqytetit turk, Ankara.

Lajmi është publikuar në numrin e sotëm të gazetës serbe e cila shpërndahet në Serbi dhe Mal të Zi. Për pasqyrimin e këtij lajmi ata kanë bërë një fotomontazh ku kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi është i veshur me rroba ‘çetniku’ serb.

Stërgjyshi i Thaçit, prifti ortodoks, Radoslav Daniloviç, i cili në fillim të shekullit XX u kthye në mysliman ndërroi emrin e tij, duke u quajtur Jusuf Thaçi”, raporton kjo gazetë.

Sipas gazetës kjo vërtetohet edhe nga faktet dhe dëshmia e myftiut të Shkupit, i cili thotë se është e vërtet që serbi Daniloviç është kthyer në mysliman.

Dokumente që vërtetojnë këtë pretendim – vijon lajmi – mund të gjenden në Ankara si dhe në dokument tjetër gjendet në bibliotekën e manastirit të Sokolicës, që mban vitin 1895. Jusuf Thaçi më pas u martua me një grua myslimane nga fshati Çiçevicë. Ajo vdiq pas lindjes së fëmijës së parë, që është edhe gjyshi i Hashimit, pretendon gazeta serbe. /F.S/

http://www.shekulli.com.al/website/index.php?option=com_content&view=article&id=848:hashim-thaci-ka-gjak-serb&catid=87&Itemid=518

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu