Hashim Thaçi në aksion: Arrin ta bind Shaip Mujën që ta votojë për president! (Video)

0
719

Shaipi

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi është duke punuar intensivisht që t’i siguroj votat për t’u zgjedhur president i vendit.

Për shkak se në seancën e së premtes ai nuk e kishte të sigurt kuorumin prej 80 votave, ai tash ka nisur që të punoj individualisht me secilin deputet që po kundërshton zgjedhjen e tij.

Kështu i kanë thënë Gazetës Blic burime brenda PDK-së. Sipas këtyre burimeve, mësohet se Hashim Thaçi ka arritur që ta bind ish- deputetin e PDK-së, Shaip Mujën, që të qëndroj në sallë, ditën kur do të mbahet seanca për zgjedhjen e presidentit, ndonëse ky i fundit kishte paralajmëruar se në asnjë mënyrë nuk do të marrë pjesë.

“Shaip Muja ishte kategorik kundër zgjedhjes së Thaçit president. Mirëpo, ai tani ka ndërruar mendje. Thaçi ka arritur që ta “bind” që të qëndroj në seancë ditën kur ai do të zgjedhet në këtë post, në mënyrë që t’i bëhet kuorumi i nevojshëm, për zhvillimin e seancës”, ka thënë ky burim i Gazetës Blic.

Megjithatë, ende nuk dihen arsyet se si arriti Thaçi ta bëjë këtë, pas ftohjes së raporteve të tyre.

Ndërkaq, vetë Muja i kontaktuar nga Gazeta Blic nuk dashur të flas nëse do të marrë pjesë apo jo në seancën e zgjedhjes së Hashim Thaçit president.

“Nuk keni nevojë ju që t’i dini qëndrimet e mia rreth kësaj çështjeje”, ka thënë deputeti Muja.

Deputeti i PDK-së ka sqaruar se ai ka probleme konceptuale me Hashim Thaçin, të cilat edhe i ka bërë publike.

Shaip Muja, edhe pse ishte ndër bashkëpunëtorët më të ngushtë të Hashim Thaçit, ai në zgjedhjet e fundit i kishte prishur raportet me kryetarin e partisë. Madje, Muja ishte larguar edhe nga Grupi Parlamentar i PDK-së.

Mësohet se arsye ishte një tubim i fushatës elektorale të zgjedhjeve të fundit, ku lideri i PDK-së e kishte fyer bashkëpartiakët e tij, ku kishte kërkuar që të largoheshin nga bina.

Për më tepër shikojeni momentin kur Thaçi kërkon nga Shaip Muja dhe kandidatët tjerë të PDK-së për deputet, që t’ia lironin binin gjatë një tubimi elektoral në Drenicë.

[youtube url=”http://gazetablic.com/hashim-thaci-ne-aksion-arrin-ta-bind-shaip-mujen-qe-ta-votoje-per-president-video/” width=”560″ height=”315″]

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu