“Hashim Thaçi në Kuvend po e përdorë edhe policinë e tij private”

0
649

Kuvendi

Deputeti nga rradhet e Nismas, Zafir Berisha, i ftuem ne emisionin  Rrokum Roll foli rreth seances se fundit ne Kuvend, dhe theksoi se ishin rreth 500 police ne objektin e Kuvendit.

“Gjithçka kam pa ne Parlamente te ndryshme, ka mosmarreveshje e perplasje, por me nderhy policia me maska…e ka trondite krejt boten”, tha deputeti rreth nxjerrjes se deputeteve te opozites nga policia.

“U pata thane une, por nuk me kane besu, e kur e hoqi masken Thaçi, njerezit me thane mire e ke pase”, tha Berisha lidhun me deklaraten e Hashim Thaçit mbas protestes se 17 Frorit.

Berisha tregoi se ka ndigjue ‘shushuritje’, qysh tha ai, qe pozita ka me gjuejte me vo opoziten, e kjo simbas tij ka qene e inskenueme nga Thaçi.

Per te, ashtu si ka qene e pozicionueme policia ne sheshet e Prishtines, Qeveria ka prite me u derdhe gjak.

“Me njoft krejt Kosova qysh e njoh une ate, as ne Kine se kishin pranue”, tha Berisha tue ju referue zv/Kryeministrit Hashim Thaçi.

Berisha ne vazhdim tregoi se ne nji seance kur asht diskutue per Gjykaten Speciale, ai ju ka drejtue ministrit Thaçi me thanien, “Kur ja çele gropen dikujt, bjen vet ne te”.

Simbas tij, kjo kohe per Thaçin asht fillimi i fundit, e sidomos java e fundit. Ai vleresoi se Thaçi mundet mos me i pase votat per shkak te 2 faktoreve: i pari, asht kundershtimi i vendosun i opozites bashke me popullin dhe mungesa e votave nga disa deputete te LDK’s;  dhe, qysh tha ai, shefi i Thaçit – Vucic, me Lista Srpska.

Berisha shtoi se nuk beson qe Thaçi ka me u zgjedhe President.

Tue thane se opozita ka shumeçka me thane rreth korrupsionit e krimit te organizuem, Berisha tha se protestat kane me fillue me u mbajte çdo dite. Krejt ne fund, ai tha se shpreson qe dikush nga koalicioni qeveritar i thote Ises e Hashimit me reflektue se nuk shkon ma keshtu.

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=17YueykFqYY” width=”560″ height=”315″]

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu