Hashim Thaçi nuk tregon se kush do të jetë Kryeministër i koalicionit PDK-LDK

0
693

Hasha

Kryetari i PDK’së, Hashim Thaci ka deklaruar se marrëveshja e mbrëmshme, të cilën e quajti marrëveshje ‘të vonshme’ ka ndodhur me iniciativën e tij dhe të Isa Mustafës.

Thaci nuk ka treguar se kush do të jetë kryeministër i dalë nga kjo marrëveshje.

“Ne kemi formuar grupët punuese dhe gjithcka do te jete transparente dhe do te ndahen natyrisht pozitat kryesore”, është përgjigjur ai në pyetjen se kush do të jetë kryeministër nga kjo marrëveshje.

Ai konsideron se kjo marrëveshje ka sjellë vendin në një situatë të re, ndërsa ka thënë se është një marrëveshje cilësore dhe shumë e domosdoshme për vendin.

Ai ka bërë të ditur se kryesia e PDK’së i ka dhënë mbështetje të plotë kësaj marrëveshjeje.

Thaci ka paralajmëruar se do të krijohen grupe punuese nga të dyja partitë të cilat do të punojnë në hartimin e planit qeverisës.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu