
Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, mohon se ka hequr nga zyra bustin e legjendarit, Adem Jashari dhe heroit, Remzi Ademaj.
Ai, tregon se fotografin e vetme që ka hequr është ajo e Kadri Veselit.
“Përndryshe e vetmja fotografi që e kemi hequr nga Prizreni është ajo e Kadri Veselit që me vite të tëra në kundërshtim me ligjin qëndronte në Qendrën Historike”, ka shkruar Haskuka në “Facebook”, transmeton ‘PrizrenPress’
Kuvendari, Shukri Çuni, ka kritikuar në seancën e fundit të Kuvendit, kryetarin Haskuka, se ka hequr nga zyra bustin e legjendarit, Adem Jashari dhe heroit, Remzi Ademaj.
Ndërkaq, Haskuka ka treguar se nuk ka hequr bustin e këtyre dy figurave kombëare, “por vetëm ia kam ndërruar vendin”.