Haxhi Merxha: Albin Kurti po e shkatërron Kosovën

0
889

Ish-deputeti i Parlamentit të Kosovës, Haxhi Zylfi Merxha Lavderon Hashim Thaqin dhe thot se po i sjell shume të mira Kosovës por kritikon kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin për sjelljet jo të mira që po i bënë në Kosovë.

Ai vlerëson se Vetëvendosje po i dëmton shumë proceset e Kosovës.

“Kosova po ec mirë, por Vetëvendosje! po i prish të mirat që po i banë kryeministri Hashim Thaçi”, vlerëson Merxha.

Kryetari i Partisë së Bashkuar të Romëve të Kosovës, Merxha rrëfen për përplasjet që ka pasur me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurtin. Ai tregon se Albin Kurti bashkë me Adem Demaçin, para se të formojë Lëvizjen Vetëvendosje!, disa herë e kanë vizituar atë në shtëpi.

“Albini u kanë të unë me Adem Demaçin. Askush nuk e di që ai u kanë të unë, por prej se e ka ba Vetëvendosjen si kam punët mirë me Albinin”, shprehet Merxha për “PrizrenPress”.

Merxha thotë se Kurti nuk i donë romët. Ai tregon se në një mbledhje Albin Kurti i ka sharë romët “qysh është më keq”.

“Në një mbledhje Albini i akuzoi romët se kanë shumë të këqija. Foli qysh është më keq për romët. Masë mbledhjes i thash çka të kanë ba magjupt e mi që i shajte kaq keq?! Ai nuk pati përgjigje”.

Merxha thotë se Vetëvendosje nuk është parti parlamentare.

“Për mua Vetëvendosje! nuk është parti, sepse veç të këqija po i sjellë Kosovës”.

Haxhi Zylfi Merxha, ndërkaq ka vetëm fjalë të mira për kryeministrin Hashim Thaçin. Sipas tij, Thaçi tash për tash është i pa zëvendësueshëm.

“Thaçi është burri i Europës. Për pesë vjet ka ba shumë punë të mira. Kosova është shtet i ri dhe nuk po shoh, që kemi naj politikan tjetër që mundet me udhëheq ma mirë”, shprehet Merxha.

Ai përkrah edhe bisedimet që po zhvillohen në mes Kosovës dhe Serbisë. Sipas tij, çdo shtet duhet të bisedojë me fqinjët.

“Qysh bre nuk duhet me bisedu me kojshin. Unë po çuditna kur po dëgjojë se nuk duhet me bisedu me kojshin. Çfarë shteti je kur nuk bisedon me kojshin?”.

Merxha nuk është i kënaqur vetëm me arrestimet që EULEX’i po i bënë ushtarëve të UÇK’së. Ai thotë se është i bindur që ushtarët e UÇK’së janë të pafajshëm.

“Ata kanë luftu për çlirimin e Kosovës. Hiç nuk po më pëlqen kur po i arrestojnë luftëtarët, EUELX-i. Krejt kanë me dalë të pafajshëm. Unë tash po ju thamë se Fatmir Limaj qind për qind ka me dal i pafajshëm”, shprehet Merxha.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu