Haxhilerët kosovarë nga Meka i dërgojnë mesazh Ernest Lumës

0
1165

Ernest Luma ne Haxhillek

Deklarata e tashmë ish-zyrtarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ernest Luma, drejtuar haxhilerëve kosovarë ka nxitur reagime të shumta në opinion.

Ai në një postim në rrjetin social “Facebook” duke iu drejtuar haxhilerëve ka shkruar mesazhin: “Shkofshi e mos u kthefshi!”

Ndërsa, një grup i haxhilerëve kosovarë, nga Meka e kanë “përshëndetur” Lumën me një urime interesant. “Shkofshim e u kthefshim shëndosh e mirë e ty mos të gjetshim”, shkruan “Zeri.info”

Ndryshe, Ernest Luma ka deklaruar se largimi i tij ka ardhur si pasojë e zhvillimeve të fundit. Ai ka thënë se reagimet ndaj tij janë më shumë “show” sesa të arsyeshme.

“Konsideroj se kam pasur të drejtë, sepse ai urim është tradicional për myslimanët që shkojnë në haxh”, ka thënë Luma, i cili në profilin e tij në “Facebook” për haxhilerët kishte thënë: “Shkofshi e mos u kthefshi!” “Zhvillimet e fundit janë arsyet e largimit tim nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. U bë presion i madh edhe nga portale të ndryshme. Ka pasur një mosdakordim dhe një klimë jo të mirë dje dhe sot në AAK”, ka thënë Luma për “KlanKosovën”.

Luma ka thënë se edhe pas largimit të tij nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të vazhdojë të ketë miqësi me kryetarin e partisë, Ramush Haradinajn.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu