Haxhiu anulon procesin e emërimit të noterëve të rinj

0
197
Haxhiu anulon procesin e emërimit të noterëve të rinj

Ministrja e re e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ashtu siç kishte paralajmëruar ka anuluar procesin e emërimit të 79 noterëve për 35 komuna të Kosovës, proces ky i nisur më 23 korrik të vitit të kaluar, 4 ditë pas dorëheqjes së ish kryeministrit Ramush Haradinaj, raporton “Zëri.info”.

Teksa e arsyetoi këtë vendim të saj, Haxhiu theksoi se një gjë e tillë po bëhet për shkak të parregullsive që janë bërë gjatë procesit të emërimit.

“Ky proces nuk ka pasur as ligjshmëri as transparencë e as objektivitet. Unë si Ministre nuk mund të shtyjë përpara një proces që është përcjell me parregullsi e humbje të besimit. Nuk mund të shtyj përpara një proces i cili shumicën e anëtarëve i ka anëtar të partive, militant apo persona me lidhje familjare”, tha Haxhiu.

Tutje ministrja njoftoi se të gjitha pagesat që janë kryer nga kandidatët për noter do të ju kthehen atyre.

Haxhiu ndër të tjera njoftoi se ka shkarkuar edhe komisionin që merret me emërimin e noterëve, që ishte emëruar nga Qeveria e kaluar.

Kujtojmë se Gazeta “Zëri” në vazhdimësi kishte raportuar lidhur me procesin e noterisë, i cili përpos nga shoqëria civile është kundërshtuar ashpër edhe nga Bashkësia ndërkombëtare, të cilët kanë bërë të ditur se në të ardhmen emërimi i noterëve do të mbikëqyret nga Unioni Ndërkombëtar i Noterëve/ZERI

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu