Heqjen e reciprocitetit: Qytetarët e konsiderojnë nënshtrim ndaj Serbisë

0
138
Heqjen e reciprocitetit: Qytetarët e konsiderojnë nënshtrim ndaj Serbisë

5 mauna me mallra serbe kanë hyrë në Kosovë që nga largimi i masës së reciprocitetit nga Qeveria e re e Kosovës.

Këtë e ka konfirmuar përmes telefonit zëdhënësi i Doganës, Adriatik Stavileci, i cili këtë numër të vogël e ka arsyetuar me faktin se vendimi u mor në fundjavë.

Qeveria e Avdullah Hotit në ditën e tretë të punës, në një mbledhje të kabinetit qeveritar, pa votat e partnerit të koalicionit, AAK-së, ka hequr këto masa për të vazhduar dialogun me Serbinë pa asnjë pengesë.

Ndërkohë që përveç zyrtarëve politikë në Kosovë edhe qytetarët ndajnë mendime të ndryshme lidhur me heqjen e reciprocitetit, raporton KOHA.

Në nëntor të 2018-s, qeveria Haradinaj pati vendosur taksë prej 100 për qind për mallrat serbe, e cila më vonë u hoq nga qeveria Kurti për t’u zëvendësuar me reciprocitet.

Me fillimin e muajit prill, qeveria e atëhershme Kurti kishte nisur zbatimin e masave të para të reciprocitetit, derisa në fund të muajit maj qeveria e kaluar ashpërsoi këto masa.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu