Hetohet ‘3-përqindëshi’, ‘Vendlindja thërret’ i paprekshëm

1
763

Euro 600

Një prokuror vendës dhe një ndërkombëtar janë duke ndërmarrë veprime hetimore, duke përfshirë edhe intervistimin e dëshmitarëve, në rastin e ngritur nga veprimtari i LDK-së, Musa Daka. Por, asnjë veprim hetimor nuk është ndërmarrë për fondin tjetër, “Vendlindja thërret”

Zbardhja e mënyrës së shpenzimit të parave që qytetarët e Kosovës i grumbulluan në formë të kontributit për shtetin, në vitet 90-ta, vazhdon të mbetet një mister i madh, ndërsa në opinionin publik është krijuar një bindje e madhe se këto fonde janë abuzuar skajshmërisht nga përgjegjësit e menaxhimit të tyre. Përveç një inicimi të hetimit për keqpërdorimin e fondit të ‘3-përqindëshit’ nga kryeministri aktual, Isa Mustafa, që është bërë në prokurori nga veprimtari i LDK-së, Musa Daka, deri më tani askush tjetër nuk ka marrë kurajën për të iniciuar hetim, qoftë për fondin ‘Vendlindja thërret’ qoftë edhe për fondin e ‘3-përqindëshit’. Për fondin “Vendlindja thërret” nuk ka asnjë inicim në procedurë hetimore, shkruan Kosova Sot.

Në interesimin tonë se çfarë po bën Prokuroria e shtetit në hetimin e këtyre fondeve, është konfirmuar vetëm procedura hetimore për fondin që e ka menaxhuar Isa Mustafa, që në periudhën e luftës ishte vartës i kryeministrit në ekzil, Bujar Bukoshit, derisa ata që me gjasë e abuzuan fondin ‘Vendlindja thërret’ nuk po trazohen fare nga drejtësia.

“Rasti për të cilin keni pyetur (fondi 3%) është duke u hetuar në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës nga një prokuror vendës dhe nga një prokuror ndërkombëtar. Prokurorët janë duke ndërmarrë veprime hetimore, duke përfshirë edhe intervistimin e dëshmitarëve. Në këtë fazë hetimore ky është i gjithë informacioni që mund të bëhet publik”, tha për ‘Kosova Sot’ zëdhënësja e Prokurorisë së shtetit, Liridonë Kozmaqi. Ajo as që i është referuar faktit që ka nevojë hetimi edhe për Fondin ‘Vendlindja thërret’.

1 Koment

  1. Në lidhje me lajmin
    Hetohet ‘3-përqindëshi’, ‘Vendlindja thërret’ i paprekshëm
    Kam dokumentacion të plotë për vitet 96-97 si dhe dokumentacione në lidhje me mbledhjet , shumuat e të hollave, ku janë dërguar etj. Nëse keni nevojë ua dërgoj me email materiale të skenuara(i skenoj përes skannerit) dhe mund ti dërgoj brënda disa ditëve.Këto materiale mund ti dërgoni përmes kanaleve të juaja hetuesisë. Kam qen arkëtar i 3% ku si themelues ishte një person nga familja legjendare e Haradinajve.
    Me nderime nga Suedia

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu