Hidhet poshtë ankesa e Shkëlzen Berishës ndaj “Zërit”

0
701

Këshilli i Medieve të Shkruara i Kosovës, si organ vetërregullues i medieve të Kosovës, të martën shqyrtoi tri ankesa: ankesën e Bujar Gjikollit, drejtor i repartit të Radiologjisë pranë QKUK-së, kundër gazetës “Koha Ditore”, ankesën e Shkëlzen Berishës kundër gazetës “Zëri” dhe ankesën e Klubit për Politikë të Jashtme kundër gazetës “Bota sot”.

Bordi i Këshillit shqyrtoi ankesën e Shkëlzen Berishës, që ka arritur në KMSHK përmes avokatëve të autorizuar, e që ka të bëjë me gazetën “Zëri” të datës 16 prill 2012, ku thuhej se “Shkëlzen Berisha ishte takuar me z. Vuk Hamoviq dhe z. Damir Fazliq me qëllim kinse pengimin e projekteve të interkonjeksionit ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë”.

Ankuesi kishte kërkuar të përgënjeshtrohet kjo pjesë e artikullit dhe që redaksia të kërkojë ndjesë ndaj tij. KMSHK, sipas kërkesës së ankuesit, ka shqyrtuar vetëm pjesën ku bëhet fjalë për këtë takim.

Gazeta “Zëri” ka botuar përgënjeshtrimin e z. Shkëlzen Berisha menjëherë të nesërmen, me paralajmërim në faqen e parë të gazetës, duke e respektuar Kreun e IV të Kodit të Etikës, “E drejta për t`u përgjigjur”.

KMSHK konstatoi se në rastin e gazetës “Koha ditore” nuk është bërë shkelje e Kodit të Mediave të Shkruara të Kosovës, ndërsa në rastin e gazetës “Bota sot”, KMSHK miratoi pjesërisht ankesën e Klubit për Politikë të Jashtme. /Zëri/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu